E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbrit: KQZ të na mundësojë votimin

 

Shoqata e Verbërve i bën thirrje KQZ-së që të mundësojë fletë të veçanta votimi për këtë kategori personash. Kreu i kësaj shoqate, Sinan Tafaj tha se janë 9500 njerëzit e kësaj kategorie që presin t’i plotësohet e drejta kushtetuese, ajo e votës. “Nuk mund t’i drejtohen kutive të votimit nën shoqërinë e njerëzve të tjerë, duke humbur fshehtësinë e votës. Në Kodin zgjedhor është parashikuar që të verbrit kanë të drejtë të përdorin mjete të posaçme, por për fat të keq, pas një kohe relativisht të gjatë, ne morëm një përgjigje negative nga komisioni, që nuk e ka pasur të mundur të financojë ndërtimin e këtyre mjeteve të posaçme, duke arsyetuar se të verbrit mund të votojnë edhe nëpërmjet një personi tjetër”, tha Tafaj. Ai shtoi se “çështja është që votimi me persona të tjerë i bën të verbrit të varur nga të tjerët, kushdo qoftë dhe e bën atë të rriskuar në realizimin e bindjeve dhe interesave të veta. Në këto kushte, të verbrit do të detyrohen të braktisin procesin zgjedhor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›