Partia e Myslimanëve, kërkon pjesëmarrje në zgjedhje
TIRANE – Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit myslimanët i drejtohen Gjykatës së Tiranës, për ligjërimin e kreut të ri të partisë së tyre dhe pasqyrimin e ndryshimit në regjistrat zgjedhorë. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë (PDBMSH), kërkon ligjërimin e Sabri Jaçes si kryetar të saj. Ndërkohë që në fillimet e saj, partia kryesohej nga Osman Meçe, strukturat e saj vendosën më vonë që në postin i kryetarit të PDBMSH-së të ishte i Sabri Jaçës. Për këtë ata bënë një padi në gjykatë me objekt “regjistrimin e ndryshimit të kryetarit të PDMSH dhe pasqyrimi i këtij ndryshimi në regjistrat e zgjedhjeve”. Padia në fjalë po shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça. Në seancën e parë të mbajtur pak ditë më parë nuk u arrit në një përfundim. Bëhet e ditur se pas konfirmimit nga gjykata se zgjedhja e kryetarit të ri është bërë konform rregullave Jaçe do të njihet ligjërisht duke i “hapur rrugën” PDMSH-së për garën e 28 qershorit. ar.ba