E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: “Policia e shtetit janë vëllezërit tanë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Gjatë fjalës së tij, deputeti Taulant Balla ju drejtua forcave të policisë duke u bërë thirrje të mos i tremben protestës së opozitës. “Dëshiroj ti them një mesazh të shkurtër 2000 punonjësve të polisicë që kanë rrethuar sot kryeministrinë. Ne nuk jemi këtu kundër jush, ne duam ti jepim dinjitet punës suaj, sepse morali i policisë ka humbur, sepse qeveria jonë drejtohet nga një kryeministër hajdut” u shpreh Balla. “Sot ne njerëzit e këtij vendi që luftojmë për demokraci jemi një, prandaj unë sot e kam harruar emrin tim, mbaj emrin e cdo shqiptari që proteston”, - deklaroi deputetja Shega Ligori. Ndërsa këngëtarja Elsa Lila ka mishëruar në këngë “Fjalët e qiriut” të Naim Frashërit dhe më pas ka deklaruar se “Jemi të gjithë qirinj, që po tretemi për shpresë, për liri, për t´ju dhënë më shumë dritë.”

Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›