E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: “2000 qytetarë gati për grevë urie”

Autori i Lajmit: Redaksia

Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle, një orë përpara fillimit të protestës mmasive të PS, deklaroi se në protestë do të mblidhen qytetarë nga i gjithë vendi, ndërsa shton që policia po i pengon ata ti drejtohen bulevardit.“Në protestë po vijnë qytetarë nga i gjithë vendi, por policia po pengon lëvizjen e tyre” Duke theksuar se kryefjala e kësaj proteste është transparenca e zgjedhjeve ne jemi të vendosur ti shkojmë asaj deri në fund. “Respektojmë dialogun respektojmë kontaktet me ndërkombëtarët, por do ti shkojmë deri në fund kauzës sonë për transparencë”, - theksoi Dokle ndërkohë që deklaroi se janë gati “2000 mbështetëtës për tu bërë pjesë e grevës së urisë.

Ky lajm është publikuar: 15/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›