Balla: Programin tonë politik e publikojmë një ditë pas zgjedhjeve

Partia socialiste ka pranuar publikisht se është e pasinqertë me shqiptarët akoma pa hyrë në zgjedhje. Ndërkohë që në çdo vend të botës ku ka demokraci apo çdo lloj sistemi tjetër, forcat politike i bëjnë publike programet e tyre që para zgjedhjeve në mënyrë që votuesit të jenë të orientuar, të kenë një përgjigje se pse duhet ta votojnë këtë apo dhe pse jo tjetrën, Partia Socialiste e Shqipërisë bën të kundërtën. Një ndër deputetët e saj dhe pikërisht Taulant Balla, deklaroi sonte në mbrëmje në një intervistë për Televizionin Ora News se partia ku ai është deputet, programin e saj nuk do e bëjë publik para zgjedhjeve, por vetëm me datën 29 qershor, një ditë pas zgjedhjeve. " Më 29-të qershor, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare PS-ja do të bëjë publik para parlamentit programin e PS-së i cili do të reflektojë vetëm ndryshim" tha gjatë intervistës deputeti Balla. Po ashtu ai në mënyrë diplomatike ka pohuar se edhe grupi “G99” që tashmë është kthyer në një forcë politike, është një krijesë e Edi Ramës. Por duke qëndruar tek fakti që PS nuk e bën publik programin e saj para zgjedhjeve, lindin dyshime. Ose kjo forcë politike nuk ka program dhe thjeshtë tallet me qytetarët, ose programi i saj është hartuar nga gjenitë dhe ka frikë se po ia kopjonte. Por me kjo nuk është edhe aq e vërtetë, të paktën sipas LSI-së, pasi kjo e fundit çdo ditë e akuzon partinë socialiste për vjedhjen e programit të LSI-së. Deklarata e Ballës është e para që vendos pikat mbi (i) se çfarë i premton qytetarëve kjo forcë politike, as më pak e as më shumëse sa një “surprizë”.
...