Balla: Qeveria asgjë për fëmijët jetimë
Deputeti i PS-së, Taulant Balla, zhvilloi një takim me nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre jetimë. Balla shprehu shqetësimin se sot në përfundim të mandatit të saj 4-vjeçar qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u dhënë edhe këtyre fëmijëve që jetojnë vetëm me njërin prej prindërve. Balla kujtoi se ende fle në sirtarët e Kuvendit, që nga fillimi i vitit 2007, një projektligj i depozituar nga këto nëna, por që maxhoranca nuk e ka përfillur, kjo do të ndryshojë me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, tha Balla. Deputeti socialist u shpreh se qeveria e ardhshme do bëjë ligje në bashkëpunim me grupet e interesit dhe premtoi se socialistët do të kalojnë në Kuvendin e ri projektligje nga të cilat do të përfitojë edhe kjo pjesë e nëpërkëmbur e shoqërisë.