E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani vjen pa "gardën e vjetër" në Tiranë

 

Karlo Ançeloti nuk do të ketë në dispozicion pesë futbollistë të gardës së vjetër në miqësoren e mbrëmjes së sotme në "Qemal Stafa". Me pjesën tjetër të skuadrës nuk kanë udhëtuar sot, kapiten Maldini, mbrojtësit Xhiusepe Favali dhe Alesandro Nesta, dy portierët titullarë, Nelson Dida dhe Kristian Abiati si dhe mesfushori energjik Masimo Ambrozini. Maldini dhe Favali kanë qëndruar në Milano par shkak të një dëmtimi muskulor gjatë ndeshjes me Juventus. kjo gjë e ka detyruar Ançelotin që të mos i grumbullojë për këtë miqësore. duhet theksuar se në takimin e 14 tetorit 2008 Maldini ishte ndër më të kërkuarit e mediave dhe fansave shqiptarë së bashku me brazilianin Ronaldinjo. Në shtëpi kanë mbetur edhe Nesta, i dëmtuar prej kohësh si dhe Abiati e Dida. Për dy të parët sezoni ka përfunduar prej kohësh përderisa vaujnë prej dëmtimesh të rënda ndërsa për brazilianin flitet për një rikthim në dy ndeshjet e fundit ndaj Romës dhe Fiorentinës.
    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›