“Shqipëria jo pronë e fëmijëve të Sali Berishës”
Kryetari i G99, Erion Veliaj akuzoi dje kryeministrin Berisha se po drejton vendin përmes fëmijëve të tij, nisur nga tabulatet e telefonatave të publikuara në media. “Sot nëse nuk e ke mbiemrin Berisha apo Balliu, nuk ke mundësi të jesh i suksesshëm në Republikën e Shqipërisë. Ajo që gazetat kanë treguar gjithë këto ditë është se duke filluar që nga 15 marsi 2008, ky ka qenë viti i familjes Berisha ose për të qenë totalisht të ndershëm ky ka qenë mandati i familjes Berisha”, tha Veliaj. Sipas tij, “ajo që shohim nga tabulatet e telefonatave është që ministrat e kabinetit Berisha telefonojnë katër herë më shumë dhe flasin 16 herë më gjatë me djalin e kryeministrit sesa me vetë kryeministrin. Kjo është një mënyrë për të shpjeguar se kush realisht e qeveris këtë vend dhe kush realisht e kontrollon këtë vend”.