E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta, sezoni nisi dhe u mbyll në Tiranë

 

Kalvari i dëmtimeve për Alesandro Nestën nuk ka fund. Sezoni 2008-2009 për mbrojtësin e Milanit përmblidhet në vetëm 45 minuta të Tirana-Milan, zhvilluar më 14 tetor 2008. Ajo ishte ndeshja e parë e tij sezonale dhe rezulton të mbetet, të paktën sipas mjekëve, e fundit. Në atë takim Nesta provoi të vihej në një nivel me kolegët e tij por pas takimit të fituar nga Tirana, asokohe e drejtuar nga kroati Bllazh Sliskoviç, mbrojtësi pati pohuar se ndjente ende dhimbje në këmbë. Më pas milanisti iu nënshtrua një pushimi total në Majami, Amerikë, ku veç konsultave mjekësore ai ndoqi edhe disa seanca terapie. Objektivi i tij ishte rikeuprimi të paktën për ndeshjen derbi ndaj Interit por pikërisht kjo dëshirë e madhe i kushtoi edhe më shumë. Sipas mjekëve të klubit, fakti që futbollisti u sforcua, për të qenë fizikisht mirë dhe në gadishmëri për këtë ndeshje, ndikoi në fizikun e tij duke u rishfaqur sërish dhembje si në këmbë dhe në shpinë, madje edhe më e fortë se më parë. Ai nuk luan një ndeshje zyrtare prej 11 majit 2008, kur u dëmtua dhe prej asaj kohe preferoi që përkundrejt operacioneve të rikuperonte duke iu nënshtruar më shumë ushtrimeve në pishinë dhe palestër. futbollisti nuk udhëtoi as për këtë miqësore me skuadrën dhe gjasat për një "lamtumirë" të parakohshme duket se janë edhe më konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›