E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Qeveria tu pergjigjet akuzave te PS-se me fakte



Ne kunderpergjigje te akuzave te qeverise per korrupsion deputeti socialist Taulant Balla i beri thirrje asaj tu pergjigjet me fakte akuzave te PS-se. Balla ka reaguar pas vijimit te akuzave te djeshme te Partise Demokratike ndaj kryebashkiakut Edi Rama. Nje tjeter lepur ky me emrin Luciano doli sot nga oborri i Sali Babes per te perseritur shpifjet bajate. Te gjithe keta lepuj qe e kane lene burrerine dinjitetin dhe fytyren peng te Sali Baba kane kallezime e padi ne prokurori dhe gjykate pikerisht per kete avaz bajat te gjoja lejeve te ndertimit. Sali Berisha dhe te dyzet hajdutet e tij duhet te pergjigjen per provat e faktet qe ne po ekspozojme cdo dite per vjedhjet e lumenjve tokave pyjeve kullotave parave publike te te drejtave ligjore te njerezve - u shpreh Balla duke shtuar Shqiperia sot kerkon llogari per hajduterine dhe babezine qeveritare qe ka plasur nga te kater anet hajduteri qe e ka burimin te vjedhja e madhe e 28 qershorit. Lepujt qe grijne sallaten e perditshme te Sali Babes nuk e mbulojne dot me shpifjet e tyre batakun e madh te korrupsionit ku notojne Sali Baba me dyzet hajdutet e tij.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›