E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Ish-ministri Ruli tu pergjigjet pyetjeve te PS-se per privatizimin



Nenkryetari i Grupit Parlamentar socialist Eduard Shalsi i ka bere serish thirrje ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli te beje transparence per privatizimin e truallit publik. Ajo qe ne pyesim sot serish ministrin e Bujqesise ish-ministrin e Ekonomise eshte se cfare ka ndodhur me 2900 m2 truall publik pasuri publike e mire e te gjithe shqiptareve E ritheksoj ne sfond shikoni ish-ekspoziten Shqiperia Sot e cila ne siperfaqen prej 2900 m2 sipas konfirmimit te Hipotekes figuron e regjistruar si truall publik - u shpreh Shalsi. Deputeti socialist ka ngritur serish pyetje te dyshimta per cmimin e ulet te ish-ekspozites nderkohe qe cmimi i truallit perreth saj eshte tri here me i larte dhe ndryshon dita-dites. E ripyesim ish-ministrin se si eshte e mundur qe cmimi i ketij trualli ka mbetur i pandryshuar 426 mije leke te vjeter nderkohe qe vetem pas ekspozites me vendim te qeverise eshte rritur tri here Ne krah te ekspozites po me cmim te qeverise eshte rritur po tri here nga ana tjeter e Lanes eshte rritur po tri here - tha Shalsi duke shtuar se Ruli permes deklaratave te tij nuk u eshte pergjigjur pyetjeve qe ngre PS-ja. Pyetjes se PS-se ministri Ruli gjate ketyre diteve i eshte fshehur shmangur ose ka genjyer. Kete duan te dine shqiptaret se cfare ka ndodhur me kete truall publik dhe se pse brenda nje kohe te shkurter Keshilli i Ministrave kryesuar nga Sali Berisha ka marre disa vendime duke rritur ne gjithe siperfaqen perreth cmimin me tri here dhe duke lene te pandryshuar ate ne truallin e ish-ekspozites Shqiperia Sot - u shpreh Shalsi.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›