E Diel, 1 Nëntor 2026

Cenohet Statusi shtyhen zgjedhjet per Kryesine dhe Sekretariatin ne PS



Rikompozimi i Kryesise dhe Sekretariatit ne Partine Socialiste duket se do te kete fatin e strukturave drejtuese te Partise Demokratike. Sipas burimeve per gazeten Albania nga selia roze mbledhja e Asamblese Kombetare e Partise Socialiste per zgjedhjet ne Kryesi dhe Sekretariatin do te shtyhet duke shkelur Statusin. Sic ishte paralajmeruar nga selia roze mbledhja e Asamblese Kombetare duhet te zhvillohej ne fillim te muajit shtator. Mbledhja e Asamblese Kombetare te PS-se e shtyre per disa kohe ka arritur ne piken fundore te neglizhimit per vete dinamiken e zhvillimit politik dhe nevojen e institucionalizimit te politikes zyrtare e cila ka ende problemin e negociatave pa zgjidhur. Natyra e vendimeve dhe pershpejtimi i marrjes se tyre jane percaktuese ne mbledhjen e Asamblese e cila ka nder te tjera edhe detyren e rikompozimit te Kryesise dhe Sekretariatit.
Aksioni
Mbledhja e ardhshme e cila vjen jashte kohes qe kerkohet nga Statuti do te duhet te jape nje formulim te aksionit opozitar te PS-se i cili mbahet ende ne argumentin e kushtezimit te marredhenieve me Parlamentin duke bojkotuar vendimmarrjen. Partia Socialiste do te vazhdoje te ndjeke nje lufte te ashper ndaj qeverise nese kjo e fundit nuk ka vullnet te beje transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Kryetari i Partise Socialiste njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka mbledhur disa dite me pare kreret e bashkive socialiste ne kuadrin e pergatitjes se protestave. Mesohet se Rama u ka kerkuar kryebashkiakeve te majte te angazhohen maksimalisht ne organizimin dhe zhvillimin e protestave ne qytete por edhe per ato ne bulevardin e kryeqytetit. Keshtu ne kushtet e mosarritjes se marreveshjes per zgjidhjen e krizes politike ne vend Partia Socialiste pritet tu rikthehet protestave ne te gjithe vendin ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. Megjithate pa u riformatuar Kryesia dhe Sekretariati nuk dihet se cilet do te jene aktoret kryesore te aksionit dhe formulimi i vete aksionit opozitar.
Lista
Kryesocialistit Edi Rama do ti duhet te vere ne funksion Kryesine dhe Sekretariatin Ekzekutiv pasi keto struktura kane nje kohe te gjate qe kane hyre ne nje gjendje apatie per shkak te percarjes brenda partise. Sipas Statutit te PS-se Rama do te pergatite listen me kandidatet per Kryesine dhe Sekretariatin. Ne nje realitet te brendshem politik qe gjithnje e me shume po homogjenizohet vetiu si funksion i zgjedhjeve lokale ekzistenca e nje grupimi si Levizja per Mendimin Ndryshe qofte edhe si ide po vihet ne nje prove ekzistence edhe per shkak te ngrirjes se aksioneve te saj vetem ne nivelin e shprehjes se opinioneve. Nuk dihet se cfare do te behet me deputetet e LMN-se te cilet kane mbajtur nje qendrim politik kunder kryesocialistit Rama. Jane pese deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe te kryesuar nga deputeti Ben Blushi te cilet se bashku i paten kerkuar Rames te jape doreheqjen duke e akuzuar ate se menyra e drejtimit te partise nga ana e tij e coi kete te fundit ne humbjen e zgjedhjeve te kaluara. Deputetet ne fjale kane mbajtur nje qendrim te distancuar nga detyrat e partise edhe gjate misionit opozitar per voten e lire. Megjithate gjithcka mbetet per tu pare ne ditet ne vijim kur edhe lista me kandidaturat te jete gati nga kryesocialisti Rama.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›