E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Të bësh biznes? Lidhu me familjen e Berishës

Raporti hetimor i Bankës Botërore, që përfshin dhëndrin e kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi në veprime të dyshimta gjatë zbatimit të projektit për Menaxhimin e Bregut të Jugut ka shkaktuar mjaft debate mes PD-së e PS-së dje në sallën e kuvendit. Deputeti i PS-së Taulant Balla ka deklaruar se "shteti shqiptar ka paguar 5 milionë USD, pra dhëndrit të Berishës, qeveria i ka dhënë 5 milionë USD të bëjë ç‘të dojë. Në ditët e sotme duhet të lidhesh me familjen e Berishës, nëse do të bësh biznes, ndryshe falimentimi është i sigurt". Por ky pretendim është kundërshtuar nga deputetët e PD-së të cilët pretendojnë se familja e kryeministrit nuk ka lidhje me këto akuza. Osman Metalla tha se "e vetmja bazë e këtyre akuzave nuk është ajo çfarë ka bërë ky projekt. Pra prishjen e atyre njollave që kishte projekti i 2005 dhe prishjen e planeve për të uzurpuar bregun dhe për të zhvilluar bregun sipas interesave tuaja".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›