E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi voton kreun e ERE-s

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje në seancë plenare Bujar Nepravishtën si kryetar të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë. Nepravishta e ka mbajtur këtë post në tri vitet e fundit, duke fituar kështu mandatin e dytë. Po ashtu, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit u miratua edhe projektvendimi "Për emërimin e anëtarit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë", duke votuar pro Shkëlqim Bozgo. ERE do të ketë rol të rëndësishëm në rregullimin e tregut të energjisë elektrike, tashmë kur pritet privatizimi i OSSH-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›