E Diel, 1 Nëntor 2026

Laburistët anglezë me “IDEA”-n nisin



Instituti “IDEA” startoi zbatimin e projektit të përbashkët që Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet institutit “IDEA”, ka iniciuar në bashkëpunim me Partinë Laburiste Angleze “Albanian Youth Policy Development”. Dy janë qëllimet kryesore të këtij projekti: së pari, nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimit të ideve dhe informacionit të mundësojë hartimin e një strategjie rinore mbarëkombëtare, strategji e cila do të paraqitet në Konventën elektorale të LSI-së; së dyti, është trajnimi i mijëra të rinjve nga specialistë të institutit “IDEA” dhe Partisë Laburiste për fushatën elektorale për zgjedhjet e qershorit. Ndalesa e parë e këtij projekti ishte Berati. Përfaqësuesit e IDEA-s, Dorian Duçka, Panajot Soko, Almir Rrapo dhe Juliana Hoxha u takuan me të rinj të këtij qyteti, ku folën rreth problematikave rinore. Gjithashtu është bërë trajnimi i të rinjve, pjesëtarë të LRI-së, për mënyrat, taktikat dhe teknikat që do t’i ndihmonin këta të fundit të realizonin një fushatë elektorale sa më moderne dhe sa më efikase, me qëllimin kryesor fitoren e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Metodologjitë e prezantuara gjatë ditës së dytë kishin në përbërje të tyre gjithë teknikat që Partia Laburiste angleze dhe simotra e saj amerikane kanë përdorur gjatë fushatave të fundit elektorale, duke sjellë kështu një frymë moderne në konceptimin e të bërit fushatë elektorale.

31 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›