Balla: “Zhdukja e Remzi Hoxhës, për përgjimin e takimit Berisha-Millosheviç”
Deputeti i PS-së rëndon akuzat ndaj kryetatimorit Sefgjini dhe kryeministrit Berisha. Balla, akuza qeverisë edhe për nivelin e korrupsionit
Shaban Sulçe
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Berisha dhe kryetatimorit Arben Sefgjini, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Balla tha se vrasja e Hoxhës ka lidhje me përgjimin e takimit të errët Millosheviç-Berisha, dhe është kjo arsyeja, sipas tij, për të cilën kryeministri ka dalë në mbështetje dhe mburojë të të akuzuarit Arben Sefgjini. “Kryeministri është shndërruar në një pjesëmarrës ceremonial në seancat e Kuvendit të Shqipërisë. Rezulton se zoti kryeministër dhe miq shumë të ngushtë të tij janë vizitorët më të shpeshtë të familjes Sefgjini në këto ditë të vështira arresti shtëpiak për kryefamiljarin e kësaj familjeje dhe për kryetatimorin e
Shqipërisë. Kjo mendoj se duhet të jetë edhe arsyeja pse zoti Berisha nuk ka kohë të paraqitet në Parlament, ndoshta edhe në zyrën e tij. Sigurisht që personalisht besoj se në këto takime të Berishës me Sefgjinin diskutohet për politika tatimore, për realizimin e të ardhurave, madje besoj mund ta konfirmojë ministri Bode, zoti Berisha realizon edhe ndërlidhjen e drejtorit të Tatimeve me ministrin, sikurse edhe me vartësit e Sefgjinit. Jam shumë i sigurt që në këto takime të Berishës me Sefgjinin nuk flitet aspak për akuzën që rëndon mbi Sefgjinin për zhdukjen dhe vrasjen e shqiptarit Remzi Hoxha, nuk flitet për përgjimin e takimit Berisha-Millosheviç. Nuk besoj se zoti Berisha dhe Sefgjini kanë kohë të bisedojnë për këto”, - deklaroi dje nga salla e Kuvendit deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gërdeci
Deputeti socialist, gjatë fjalës së tij iu rikthye tragjedisë së Gërdecit, për të cilën akuzoi si përgjegjës dhe fajtor jo vetëm biznesmenin Delijorgji dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, por edhe vetë kryeministrin Berisha.
“Berisha po i jep kuarajë Sefgjinit, ndoshta nga vetë eksperienca e tij. Sefgjini ka zhdukur dhe vrarë një shqiptar, dhe është në arrest shtëpie. Berisha, Mediu dhe Delijorgji dogjën të gjallë 25 shqiptarë, plagosën 300, lanë pa shtëpi 3000 shqiptarë dhe njëri i bën shoqëri Sefgjinit, tjetri turizëm amerikan, shërbëtori po bën burgun”, - vijoi Balla.
Korrupsioni
Deputeti i Partisë Socialiste kritikoi gjithashtu jo vetëm dështimin, por edhe nxitjen dhe implikimin e kryeministrit Berisha dhe ministrave të tij në korrupsion. Balla theksoi se si rezultat i kësaj, Shqipëria po zë majat e klasifikimit në botë përsa i përket korrupsionit. “Raporti i fundit mbi korrupsionin, ndër vlerësimet më të dhimbshme, rendit faktin se nga 2007-a në 2008-n, shqiptarët mendojnë se ministrat janë korruptuar edhe më shumë. Raporti i fundit rikonfirmoi vlerësimet e Barometrit Global të Korrupsionit për dy vitet e fundit, sipas të cilave: Për vitin 2006 Shqipëria u rendit e para në botë për ryshfete; për vitin 2007 Shqipëria u rendit e treta në botë për korrupsionin. Është emergjent implementimi i strategjisë antikorrupsion dhe i rekomandimeve të dhëna në raportin e vlerësimit të vitit 2005 nga Grupi i Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit dhe hetimi dhe ndjekja
penale e korrupsionit në Polici dhe Gjyqësor. Strategjia e re e qeverisë nuk përmbledh objektiva dhe indikatorë konkretë. ILDKP-së i mungojnë mekanizmat në hetimin e pasurive. Është e pamundur të hetohen pasuritë e familjes së Sali Berishës, të Lul Bashës, Mediut, Bodes, Rulit, Gjanës etj., që shtohen çdo ditë”, - tha Balla.
16 Maj 2008