E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla dhe Veliaj, aktivitet të përbashkët elektoral në Librazhd



Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kreu i G99-s, Erion Veliaj, zhvilluan një aktivitet të përbashkët elektoral në qytetin e Librazhdit, në kuadër të turit "Rock dhe politikë" që G99-a po zhvillon në të gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, deputeti i PS-së, Taulant Balla, akuzoi kryeministrin Berisha se me keqqeverisjen dhe korrupsionin e tij ka çuar në varfëri dhe mjerim jo vetëm Librazhdit, por të gjithë Shqipërinë. Balla tha se ka ardhur koha që kryeministri Berisha të largohet përgjithmonë nga politika. “Librazhdi dhe gjithë Shqipërinë, është një njeri i vetëm që ka 18 vjet që e gënjen dhe ky njeri është Sali Berisha. Ne sot kemi nisur një rrugë të vështirë, por të suksesshme për ta larguar përfundimisht nga politika Sali Berishën. Ndryshimi ynë i madh, ndryshimi juaj, i popullit të Librazhdit nga ky njeri, është fakti që ne nuk premtojmë ato që nuk bëjmë. Por, të jeni të bindur se pas 28 qershorit, Partia Socialiste do të bëj gjithçka që do të premtoj dhe ky është premtimi ynë më i madh për Librazhdin”, tha Balla. Ndërkaq, kreu i G99-s, Erion Veliaj u ndal në pasojat e vështira që po vuan vendi, si rezultat i keqqeverisjes. Ai tha se më 28 qershor rinia shqiptare do të votojë për largimin e Sali Berishës.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›