Hipoteka, pallatet e reja nuk do të regjistrohen nëse nuk paguhet tarifa e administrimit
Ligji i ri parashikon rregulla edhe për pallatet që janë ndërtuar më parë. Si do të administrohen pronat kur janë më shumë se dy bashkëpronarë
Laureta Rryçi
Tiranë - Pas 15 ditësh, pallatet e reja, ende të pahipotekuara, në të gjithë vendin, do të penalizohen nëse nuk paguajnë tarifën e administrimit. Ligj më i ri, që mban firmën e qeverisë, ka përcaktuar rregulla të ashpra jo vetëm për këto ndërtesa, por edhe për pallatet e vjetra. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë këtë ligj dhe po boton në numrin e sotëm procedurën e re se si do të regjistrohet tani e tutje prona që ka më shumë se dy pronarë dhe si do të administrohet ajo. Bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe detyrimi për krijimin e një asambleje do të ketë përgjegjësitë e saj para institucioneve shtetërore për pronën me shumë pronarë. Në këtë ligj përfshihen rregulla të reja për objektet që përdoren për banim, por edhe për objektet që janë lokale ose shërbime të tjera tregtie, si dhe komplekse banesash individuale, të cilat kanë në pronësi të përbashkët një territor, në funksion dhe në përdorim, ekskluzivisht, të pronarëve të banesave. Ligj i ri ka përcaktuar që të gjitha këto objekte të regjistrohen me një akt bashkëpronësie.
Regjistrimi
Regjistrimi i aktit të bashkëpronësisë bëhet në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në juridiksionin e së cilës ndodhet dhe ndërtesa e banimit. Akti i bashkëpronësisë regjistrohet në emër të krijuesit. Në kohën kur regjistrohet ndërtesa e banimit, çdo njësi individuale, së bashku me kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi, regjistrohen më vete dhe përbëjnë një pjesë të veçantë pasurie të paluajtshme. Për rastet kur prona e çdo njësie kalon nga krijuesi te pronari individual, si dhe për çdo ndryshim tjetër të mëvonshëm të pronësisë, në regjistër shënohet data e ndryshimit të pronësisë, emri i pronarit të ri, si dhe çdo informacion shtesë i nevojshëm për regjistrimin e pasurisë. Për ndërtesat e banimit, të regjistruara në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, asambleja e bashkëpronarëve mund të autorizojë kryesinë të kryejë regjistrimin e aktit të bashkëpronësisë. Përgatitja e aktit të bashkëpronësisë duhet të bëhet nga subjekte të licencuara në disiplinën e projektimit dhe të zbatimit të ndërtimeve civile. Shpenzimet për përgatitjen e aktit të bashkëpronësisë përballohen nga bashkëpronarët. Organet e qeverisjes vendore mund t’i mbështesin bashkëpronarët me të ardhura të pakta me financime ose duke vënë në dispozicion personel teknik.
Ndërtesat e paregjistruara
Për ndërtesat e paregjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por që përdoren nga porositësit e tyre, garant për zbatimin e rregullave për ligjin më të ri të administrimit të objekteve me më shumë se dy pronarë, caktohet shoqëria ndërtuese dhe në rast falimentimi të saj, kryetari i bashkisë ose i komunës. Shoqëria ndërtuese detyrohet që në kontratën e sipërmarrjes të vërë si ankesë rregulloren e bashkëpronësisë për ndërtesën ku është porositur njësia e veçantë. Shoqëria ndërtuese disponon fondin e garancisë së administrimit të bashkëpronësisë dhe nuk ka të drejtë t’i japë porositësit çelësin e apartamentit të tij, ose të dyqanit, nëse ky i fundit nuk depoziton një paradhënie, me vlerën e tarifës 3-mujore të administrimit. Fondi i garancisë nuk mund të jetë më pas se 25 për qind e shpenzimeve vjetore të administrimit të ndërtesës së banimit. Ky fond ngurtësohet në një llogari bankare në çastin e paraqitjes së kërkesës për leje shfrytëzimi. Për apartamentet apo dyqanet, të kontraktuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, shoqëria ndërtuese nuk i pajis porositësit me certifikatat e regjistrimit nga ZRPP-ja nëse ata nuk paguajnë tarifën e administrimit. Përjashtohen nga detyrimet e këtij ligji subjektet e shpronësuara, banesat e të cilave përdoren me qira nga qiramarrësit. Deri në çastin e dorëzimit të ndërtesës te pronari, këta qiramarrës përmbushin detyrimet që rrjedhin nga ky ligj për pagimin e shpenzimeve për administrimin e këtyre banesave.
Përcaktimi i tarifës së administrimit
Tarifa e administrimit për secilin bashkëpronar, si rregull, përcaktohet duke u bazuar në shpenzimet e administrimit dhe në kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi të pronarëve që kanë apartamentet ose dyqanet. Ajo mund të korrektohet për shpenzime të veçanta për numrin e kateve dhe për masën e përdorimit të objekteve të veçanta. Ministri që mbulon fushën e strehimit miraton udhëzimin për llogaritjen e tarifës së administrimit.
Bashkëpunimi i shoqërisë ndërtuese me atë administruese
Shoqëria ndërtuese është automatikisht administruese e ndërtesës derisa ndërtesa të konsiderohet e përfunduar dhe të ketë kaluar në pronësi të porositësve, duke i pajisur ata me certifikatat e regjistrimit të pronës nga ZRPP-ja. Shoqëria ndërtuese, për këtë periudhë, është e përjashtuar nga detyrimi për t’u listuar, siç përcaktohet në një nga nenet e ligjit për administrimin e pasurive të paluajtshme në më shumë se dy pronarë. Nëse gjatë kësaj periudhe shoqëria ndërtuese, por dhe asambleja e porositësve bien dakord të kontraktohet një administrator apo shoqëri administruese, atëherë shoqëria ndërtuese ka pozitën juridike të garantit, në kontratën përkatëse, derisa pronësia e ndërtesës t’u kalojë porositësve.
Asambleja e bashkëpronarëve
Mbledhja organizuese për formimin e asamblesë do të thirret nga krijuesi i bashkëpronësisë brenda 30 ditëve nga data kur pronarët, që përbëjnë të paktën 1/3 e kuotave pjesëmarrëse në bashkëpronësi, kanë fituar pronësinë mbi pjesët e individuale. Anëtarësia në asamble përbëhet nga pronarët e të gjitha njësive, përfshirë krijuesin e bashkëpronësisë, për sa kohë që ka një pronësi një apo më shumë njësi (apartamente ose dyqane). Kur asambleja nuk është mbledhur asnjëherë, secili nga bashkëpronarët ka të drejtë të kërkojë mbledhjen e saj, dhe nëse bashkëpronarët refuzojnë të organizojnë asamblenë e tyre, atëherë secili bashkëpronar i drejtohet bashkisë ose komunës, për të thirrur mbledhjen organizuese. Në mbledhjen e parë asambleja zgjedh kryesinë, përcakton mandatin dhe vendos masën e tarifës së administrimit që do të detyrohet të paguajë çdo bashkëpronar.
6 Maj 2009