E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla dhe Veliaj, takime në Librazhd

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kreu i G99, Erion Veliaj, zhvilluan një manifestim të përbashkët në qytetin e Librazhdit, në kuadër të turit "Rock dhe Politikë" që G99 po zhvillon në të gjithë Shqipërinë. Deputeti i PS, Taulant Balla, u shpreh se ka vetëm një njeri në Shqipëri, aktiviteti i të cilit e ka çuar vendin në këtë gjendje ku është sot, dhe ky është Sali Berisha. "Librazhdin dhe gjithë Shqipërinë, është një njeri i vetëm që ka 18 vjet që e gënjen dhe ky njeri është Sali Berisha. Ne sot kemi nisur një rrugë të vështirë, por të suksesshme për ta larguar përfundimisht nga politika Sali Berishën. Ndryshimi ynë i madh, ndryshimi juaj, i popullit të Librazhdit nga ky njeri, është fakti që ne nuk premtojmë ato që nuk bëjmë", u shpreh Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›