Blushi: Pronësia është një prioritet i PS
Blushi, i shoqëruar nga deputeti Alfred Dalipi, dhe nënsekretari për koordinimin, Arben Ahmetaj, në kuadrin e turit për prezantimin e programit të ri qeverisës në Qarkun e Korçës, janë ndalur në fshatin Udënisht të Rrethit të Pogradecit, ku është takuar me të gjithë banorët. Blushi i ka siguruar banorët se pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet, janë gati një sërë masash, duke filluar nga dhënia e certifikatave të pronësisë, heqja e akcizës për naftën dhe deri te mbështetja e bujqve e fermerëve, për të nxjerrë në treg prodhimet e tyre.