E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllon me sëpatë fqinjin, prangoset 42-vjeçari

Një sherr i vjetër ka përfunduar me plagosjen e një 28-vjeçari në qytetin e Pogradecit. Policia lokale bëri të ditur se rreth orës 18:00 të së hënës, në spitalin e qytetit ka mbërritur një person i plagosur me mjete të forta dhe të mprehta. Olsi Kuqo nga fshati Rrëmenj i Pogradecit është qëlluar me sëpatë në kokë nga fqinji i tij pas një grindjeje të vjetër që kishin dy familjet për çështje prone. Policia tha se autori, 42-vjeçari Daut Liçkollari, e kishte qëlluar atë befasisht me sëpatë në kokë pas një debati që kishin pasur dy familjet. Fatmirësisht, pas ndërhyrjes mjekësore 28-vjeçari ka dalë nga gjendja kritike, ndërkohë që policia ka çuar për ndjekje penale 42-vjeçarin Liçkollari.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›