PS, qytetarëve: Aplikoni për karta
Partia Socialiste u bëri sërish thirrje dje qytetarëve që të aplikojnë për kartë identiteti. Veç thirrjeve publike, PS-ja është duke angazhuar strukturat e saj për të evidentuar të gjithë shtetasit pa pasaportë, si dhe të kujdesen që këta shtetas të shkojnë të aplikojnë si e vetmja mënyrë për të votuar në zgjedhjet e qershorit. Burimet partiake bënë të ditur se dy ditë më parë, kreu socialist ka zhvilluar takime të shumta me koordinatorët e PS-së së Tiranës, duke marrë informacion mbi këtë proces dhe duke dhënë udhëzime se si strukturat mund të ndihmojnë në rritjen e numrit të aplikantëve që nuk kanë pasaportë.
Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Saimir Tahiri, deklaroi se ritmi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike vazhdon të jetë i ngadaltë.
Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Saimir Tahiri, deklaroi se ritmi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike vazhdon të jetë i ngadaltë.