Gjykata Administrative, Berisha rikthehet në seancë pas largimit të opozitës
Kryeministri Berisha është rikthyer në seancën e djeshme parlamentare fill pas largimit të opozitës. Kryeministri e cilësoi papërgjegjshmëri të opozitës braktisjen e seancës. Ai e lidhi largimin e PS-së për shkak të miratimit të projektligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Ai u shpreh se kjo gjykatë i vjen në ndihmë biznesit dhe po pritet me padurim nga Shoqatat e Biznesit. Duke sulmuar kreun e PS-së, Berisha u shpreh se opozita nuk mund ta votonte një projektligj të tillë pasi kryetarit të saj nuk i intereson. “Kur nuk ke parim tjetër përveç biznes-klientelës, atëherë gjykata nuk të duhet sepse të intereson të bësh dhe gjykatësin, edhe hetuesin, edhe prokurorin dhe të gjitha. Të intereson t’i japësh vetes dhe ortakut tënd 19 leje ndërtimi në një seancë të vetme të KRRT-së. Ky është problemi që ata e braktisën Parlamentin”, - është shprehur Berisha.
12 Maj 2009