Rrezik nga Chelsea

Sir Alex Ferguson beson se Chelsea është ekipi që paraqet kërcënimin më të madh për shpresat e Manchester Unitedit për rikthimin e titullit të Premierligës në Old Trafford.
Sezonin e kaluar, Chelsea nën drejtimin e Carlo Ancelottit ndërpreu dominimin trevjeçar të Djajve të Kuq në Premierligë, ndërsa triumfoi edhe në FA Cup.
Ferguson pret që komshinjtë e tij, Manchester City, por edhe Tottenham – që përfundoi i katërti sezonin e kaluar – të zhvillohen edhe më tepër këtë edicion, por beson se Chelsea mbetet rivali më i madh.
Manchester United do të përballet me Chelsean të dielën në stadiumin Wembley për Community Shield që shënon javën e fundit para fillimit të sezonit të ri në Premierligë.
“Ata e fituan ligën dhe kupën sezonin e kaluar andaj nuk mund të mos i llogaritni. Mund të jetë një sezon me rreziqe, pasi gara është në ngritje gjatë gjithë kohës. Sezonin e kaluar monopoli i katër ekipeve të mëdha u thye nga Tottenhami”, tha Ferguson të premten.
“Ju mund të prisni që Tottenhami të përmirësohet edhe më tepër këtë sezon, ndërsa Manchester City ka blerë përsëri, andaj duhet t’i llogarisim edhe ata në këtë ekuacion. Mendoj se Evertoni, me gjithë problemet me lëndime që ka pasur sezonin e kaluar, do të jetë po ashtu afër kreut. Do të jetë një ligë me konkurrencë të fortë, nuk ka dyshim rreth kësaj. Çdo sezon është duke u bërë më sfidues. Por mendoj se ekipi që fitoi ligën sezonin e kaluar janë ata të cilët duhet t’i shikojmë. Chelsea e ka atë përvojë”, shtoi ai.
Ferguson ka konfirmuar se Wayne Rooney – i rikthyer në klub pas kampanjës dëshpëruese të Anglisë në Kampionatin botëror – do të luajë së paku 45 minuta në Wembley të dielën. Por, skocezi beson se tifozët nuk do të shohin formën më të mirë të sulmuesit deri pas një faze të sezonit të ri.
“Profili i Kampionatit botëror nënkupton se nxjerr shumë nga futbollistët. Ne u kemi dhënë atyre pushim. Kanë pasur 28 ditë pushim dhe e mira e kësaj do të vërehet gjatë sezonit. Nuk mendoj se do të shohim paraqitjet më të mira nga këta futbollistë (që janë paraqitur në Botëror) deri ndoshta pas javës së tretë të sezonit”, përfundoi Ferguson.