E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol, shtyllës së tensionit të lartë



MILOT- Një sasi tritoli u vendos mbrëmjen e së hënës në një mjet ekskavator, i cili po kryente punime për linjën elektrike 4000 voltë, që lidh Elbasanin me Malin e Zi. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, ndërsa banorët e fshatit Mal- Milot u shprehën se ndodhen në panik nga ky shpërthim. Sipas ekspertëve të policisë, eskavatori që kryente punimet është dëmtuar. Makineria shërbente për të hapur gropat e shtyllave të tensionit të lartë. Një ditë para ngjarjes, banorë të këtij fshati protestuan pasi sipas tyre shtylla në mes të lagjes së tyre përbënte rrezik për ta. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›