E Diel, 1 Nëntor 2026

PS protesta për krizën ekonomike në disa qytete



Socialistët kanë organizuar dje protesta lokale në shumë qytete dhe fshatra të vendit. Shumë familje nga komuna e Frakullës dhe e Cakranit protestuan dje për të kërkuar kompensimin që nuk u është dhënë deri tani për tokat në të cilat kalon Autostrada Levan-Tepelenë. Më shumë se 300 banorë kanë kërkuar të drejtën e tyre duke thënë se komuna dhe qeveria u ka premtuar se do t’i dëmshpërblente për tokat që do t’u prekeshin nga gjurma e autostradës, por sipas tyre asgjë nuk ka ndodhur kështu. Ndërsa mungesa e vëmendjes nga ana e qeverisë shqiptare për pjesën muzeale të Gjirokastrës, ka shtyrë punonjësit e bashkisë dhe institucioneve që varen nga ajo, të protestojnë në pjesën karakteristike të qytetit. Protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e biznesit të vogël që operojnë në Pazarin Karakteristik të qytetit të cilët janë më të dëmtuarit nga mungesa e xhiros gjatë viteve të fundit. Edhe banorët e qytetit ët Elbasanit kanë protestuar për lënin në mes të punimeve të unazës perëndimore të qytetit, inaugurimi i së cilës u bë në shtator të vitit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›