E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballë për ballë, xhirimet e jashtëzakonshme në Pashaliman

Autori i Lajmit: Denisa KONANë historinë e Shqipërisë ka mbetur si një dokument i rrallë i dëshmisë së forcës së saj luftarake. Ëshë fjala për filmin Ballë për ballë, i cili u projektua për ti treguar botës pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe daljës së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, se Shqipëria reziston e vetme, edhe pa mbështetjen e të mëdhenjve, prandaj, kujdes mos luani me zjarrin! Baza e Pashalimanit nuk do të ishte më një bazë e përbashkët, rusët duhet ta linin atë. Kadare teksa shkruante romanin Dimri i madh natyrisht që kishte menduar shumë lidhje, por fuqinë e realizimit artistik dhe profesional të skenarit të tij, do të mund ta dëshmonin krahas regjisorëve të Kinostudios, Piro Milkani e Kujtim Çashku, komandantët dhe njësitë e mbrojtjes detare të anijeve dhe nëndetëseve në bazën e Pashalimanit. Kujtimet për këtë realizim të rrallë, me skena tejet të vështira, ngacmojnë kujtesën e çdo shikuesi, por sidomos të atyre që patën fatin dhe pëergjegjësinë të përfshihen në këtë project gjigand. Grupi i Kinostudios qëndroi më shumë se 2 muaj në ishull, mjedisi ishte shumë grishës, por që tia arrinin këtij suksesi, u duhej mbështetja e ekuipazheve të marinarëve. Ushtarakët e kujtojnë këtë realizim si një triumf të dyfishtë, artistik dhe stërvitor, ku të gjitha repartet e mbrojtjes detare u përfshinë në një operacion luftarak real. Komandanti i anijeve gjuajtëse në atë kohë, Vladimir Beja kujton se filmi është realizuar me të gjitha anijet e flotës detare luftarake. Në 95% të xhirimeve demonstrojnë vetë oficerët dhe marinarët e flotës. Për këtë film, vite më pas, një admiral anglez, tashmë në pension do ti thoshte midis të tjerave: Në atë kohë nuk e njihnim flotën detare shqiptare dhe kur pashë filmin Ballë për ballë, u habita me disiplinën e lartë të flotës suaj luftarake.” Por një admiral anglez, një film të tillë e shikon nga këndvështirmi i profesionistit, nuk sheh filmin si detaj artistic,- shton komandanti Vladimir Beja. -Ne u angazhuamn shumë fort në atë film, sepse donim të shfaqeshim si fuqi detare përtej kufijve. Kemi bërë prova kinematografike dhe njëherësh demonstrime reale stërvitore luftarake me javë të tëra. Rregjisori na kthente mbrapsht anijet, por filmi ka pasur edhe një konsulent pranë rregjisorëve, ish-shefin e shtabit të Flotës, Dashamir Ohrin. Ka patur raste që ne i kemi kërkuar regjisorëve të shikojmë disa raste, duke u thënë që kjo duhet përsëritur se nuk na ka dalë mire. Filmi ka arritur për ne të Marinës, sukses të madh, ndërsa nga ana artistike, le ta vlerësojnë specialistët e asaj fushe. Ne e quajtëm filmin si një mision, si një sprovë luftarake. Natyrisht, Kinostudio ka realizuar edhe filma të tjerë, si Duel i heshtur, por që nuk shfaqnin vlera nga ana profesionale ushtarake. Ndërsa tek Ballë për ballë janë të gjitha reale, nuk ka asnjë truk. Anijet tona kanë kryer një stërvitje të jashtëzakonshme, zhytjet e nëndetëseve, daljet mbi ujë të nëndetëseve, të gjitha për llogari të filmit. Ai film ka skena shumë të vështira. Prandaj, kur e vlerësoi kundëradmirali anglez, kini parasysh se ai përmes këtij filmi krijoi vlerësimin për flotën tonë, pasi ai i pa si ekspert marine.Natyrisht që filmi ka pasur kosto të lartë. Ne i ofruam rregjisorëve çdo gjë të mundshme. Një pjesë e xhirimeve janë bërë nga një pikë prapa Sazanit, 150 metra mbi nivelin e detit dhe aty Çashku tha: Nuk ka nevojë të dalim në det, sepse aty duket sikur po xhiron nga një anije, por në fakt ishte në një pikë në tokë, që e kishte detin poshtë, 150 metra në greminë.
Rreth xhirimeve të filmit, komandanti i brigadës së nëndetëseve në atë kohë, Fitim Halili, kujton se menjëherë u krijuan dy ekuipazhe- nëri i Kinostudios dhe tjetri i Luftarak, që kishin për komandantë Çashkun, Milkanin, Dashamir Ohrin, konsulentin ushtarak të filmit dhe 4 komandanët e nëndetëseve.
Mbaj mend se krahas skenarit të filmit, u krijua një skenar dhe plan i detajuar i veprimeve luftarake të nëndetëseve. Të katër nëndetëset, anijet ndihmëse dhe ekuipazhet respektive të tyre, si dhe shtabi i komandës së brigadës së nëndetëseve, kishin rastin për të prezantuar gjithë fuqinë detare luftarake të Shqipërisë, jo për të bërë shoë, por për të demonstruar realisht mjeshtërinë e lundrimit të çdo personi. Dhe suksesi i filmit ishte i garantuar. Skenari i filmit përfshinte të gjithë elementet e manovrës që nëndetësja ka për mision dhe manovrat në të gjitha mjetet e tjera luftarake të lundrimit. Mes dy trupave tona realizuese, u krijua një marrëdhënie shumë e ngrohtë, saqë u shkrinë tek njëra-tjetra, artisti e ndjente veten si marinar dhe marinari ndihej artist. Në përfundim të xhirimeve, ne e festuam bashkë me ekipin e Kinostudios në thellësine 50 metra në nëndetëse në poligonin e zhytjes,përfundon kujtimet për filmin, komandanti Fitim Halili.

Vladimir Beja, 5 ditët e lundrimit me gjuajtësin detar, me tim bir 3-vjeçar

Fëmijët e mi janë rritur me detin. Unë kam marrë jashtë çdo rregulli, djalin tim 2 vjeç e gjysmë, për pesë ditë në lundrim me gjuajtësin detar, një nga anijet që e kam patur preference, aty ku dhe kam filluar karrierën. Kur po ktheheshim për në ishullin e Sazanit pas 5 ditëve, unë i lodhur, i raskapitur po i tregoja me gisht shtëpinë. Po i thosha ja po vijmë në shtëpi, mami po na pret, ja pallati ynë…. Dhe ai më tha: Ça do bëjmë në shtëpi ne? Hajde ikim prapë.” Dhe kur ka mbërritur në Sazan, në shtëpi, ka fjetur 18 orë rresht. Gruaja po më thoshte: Nuk po më zgjohet”. I thosha: “Lëre të flejë.” Ndryshimi i regjimit tokë-det është i lodhshëm. Por më e bukura, kur u kthyem në Tiranë në 87-n, me shtëpi, djali ishte 5 vjeç atëherë, ai na thotë: Ça do bëjmë në Tiranë ne? Hajde shkojmë në det prapë. Ku na e keni gjet këtë shtëpi këtu. Në Tiranë, paska vetëm makina dhe gjëra koti.” Edhe pse është për master në Juridik sot, djali ble akoma bluza marinarësh, që tregon se deti i ka mbetur në mendje.

Ky lajm është publikuar: 23/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›