Balli Kombëtar Demokrat, në Fier takime me të rinj
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka zhvilluar disa takime me të rinj simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Fierit. Duke u ndalur në premtimet zgjedhore të së majtës, Roshi tha se fushata e tyre është e kundërta e asaj që premtojnë.
Nga njëra anë thonë se do ti mbajnë taksat fikse dhe nuk do ti rrisin, nga ana tjetër kryetari i Bashkisë për vitin 2009 i ka rritur taksat, pra politika e tyre është larg nga veprimi dhe në të njëjtën kohë kontradiktore, veçoi ai. Në këtë takim kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, foli dhe mbi krizën globale të cilën e cilësoi si një pretekst të Partisë Socialiste për ta importuar në psikologjinë e popullit shqiptar.