Berisha çel sezonin turistik në Sarandë duke premtuar investime për qytetin
Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar çeljen e sezonit turistik shqiptar. Një sezon ky që sipas tij hapet në një periudhë kur Shqipëria ka bërë hapa tepër të rëndësishëm. Në ceremoninë festive të organizuar pikërisht për këtë eveniment, gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha u shpreh se investimet e qeverisë në përmirësimin e imazhit të turizmit kanë qenë parësore, duke veçuar faktin se qeveria nuk ka lënë përpjekje dhe nuk do të lërë përpjekje pa bërë për një Sarandë të bukur, të pastër, të shërbimeve më të kultivuara,
duke deklaruar se Shqipëria ka potenciale të mëdha, dhe më i madhi mes tyre është turizmi ndaj dhe investimet e qeverisë në këtë drejtim janë parësore.Ne e çelim këtë sezon në kushte të pakrahasueshme më të mira. Anëtarësimi në NATO dhe dorëzimi i kërkesës për në BE janë përcjellë nga të gjitha agjencitë dhe mediat e botës. Kështu, që çdo njeri që tani sheh në hartën e Ballkanit dhe Evropës dhe ndalet të Shqipëria, ndalet në një vend anëtar të BE-së, u shpreh kryeministri. Duke vlerësuar mikpritjen shqiptare dhe mbështetjen e qeverisë për turizmin, kreu i qeverisë theksoi se vitin e kaluar, në Shqipëri, kanë hyrë 2.7 milion vizitorë, kundrejt 300 mijë gjithsej gjatë gjithë vitit 2004 dhe vetëm Saranda, në verën e kaluar, ka pritur 300 mijë turistë, aq sa kishin hyrë në Shqipëri, gjatë vitit 2004. I tërë bregdeti shqiptar përgatitet të presë miliona turistë nga vende të ndryshme, tu ofrojë atyre mikpritjen e shkëlqyer shqiptare, tu ofrojë atyre pasuritë e mëdha kulturore, shpirtërore, fetare dhe të gjithanshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve, tu ofrojë ujërat më të kthjellëta më të pastra, tu ofrojë shërbimet më të mira, vijoi kryeministri. Në periudhën e krizës ekonomike, kur shumë vende punë janë mbyllur, kryeministri Berisha e ka lidhur hapjen e sezonit turistik me shtimin e vendeve të punës dhe shpenzimin e shumë eurove nga turistët në vendet turistike të Shqipërisë. Hapja e sezonit turistik do të punësojë qindra të rinj në sektorin e shërbimeve, gjithashtu dhe qindra e qindra milionë euro do të shpenzohen nga turistët në Sarandë dhe mbarë Shqipërinë, nënvizoi ai. Por, që Saranda të kthehet në një nga qendrat më të mëdha të turizmit jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan e më gjerë, kryeministri Berisha ka veçuar si kusht parësor përpjekjet në këtë drejtim, të cilat sipas tij duhet të shumë më të mëdha, duke u ndaluar këtu në një aspekt të rëndësishëm të imazhit turistik, mjedisi i pastër. Unë ftoj të gjithë autoritetet vendore që pastërtinë e Sarandës ta marrin shembull për qytetet dhe plazhet e tyre. Asgjë nuk cenon më shumë imazhin e sezonit turistik, sesa një mjedis i papastër. Ndaj kjo periudhë e shkurtër që ka mbetur të përdoret nga të gjitha autoritetet vendore për një pastrim të përgjithshëm të të gjithë territorit, vijoi Berisha. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij përpara banorëve të këtij qyteti, kreu i qeverisë ka premtuar edhe fillimin e shpejtë të Boshtit të Jugut, i cili do ta sjellë Sarandën në një distancë shumë më të shkurtër me Tiranën. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë ka vlerësuar mundësitë që ka Ksamili për tu bërë një nga qendrat më të fuqishme e të mëdha të turizmit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan e më gjerë. Vetëm në këtë qytet mund të gjesh këto mrekulli afër njëra- tjetrës, me një harmonizim të plotë, ka shtuar Berisha duke iu referuar monumenteve të shumta historike dhe fetare që ndodhen në këtë vend. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka bërë premtime për mosndërprerje të energjisë elektrike, përderisa sipas tij të ketë në tregun ballkanik energji në shitje. Si qëllim kryesor të politikës së tij, Berisha ka përmendur rritjen e pagave, pensioneve si dhe luftën kundër varfërisë dhe arsimin e shëndetësinë.
Last Updated on Sunday, 03 May 2009 06:27
Last Updated on Sunday, 03 May 2009 06:27