E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gani Bobi”, PD 6 pikë para PS në Elbasan

 

Sondazhi “Gani Bobi” nxjerr fituese PD-në në qarkun e Elbasanit, duke lënë prapa me 6 pikë PS-në. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, sipas sondazhit “Gani Bobi”, për PD-në do të votonin 38.6 për qind e votuesve, ndërsa për PS-në do të votonin 32.6 për qind e të anketuarve. Ndërsa për LSI-në do të votonin 2.1%, për G99 3.3%, për subjektet e tjera 1.9%. Ndërsa 6.9% e të anketuarve shprehet se nuk do të votojnë për asnjë, si dhe 1.9% janë të pavendosur, 2.4% nuk e dinë se për kë do të votojnë dhe 2.1% nuk japin përgjigje. Ndërsa vota të deklaruara japin këtë pasqyrë, “PD 49.3%, PS 41.6%, G99 4.3%, LSI 2.7%, PSD 0.7%, Poli i Lirisë 0.4%, PAA 0.4%, PBDNJ 0.2%, PR 0.2%, PDI 0.1% dhe PDK 0.1%”. Përfaqësuesi i “Gani Bobit”, Shkëlzen Maliqi, bëri të ditur se në qarkun e Elbasanit janë anketuar 1600 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›