E Diel, 1 Nëntor 2026

Verbëria politike shtyu kryeprokuroren të gjykojë në mënyrë të papërgjegjshme”

Kryeministri Berisha dënon përdorimin politikisht të hetimeve për Durrës-Kukës
 
Duke iu referuar hetimeve shterpë, që zhvilloi për disa muaj rresht Prokuroria e Përgjithshme, për rrugën Durrës-Kukës dhe ministrin Basha, kryeministri Berisha i cilësoi ato si të keqpërdorura politikisht dhe njëherazi të shumuara nga verbëria politike e kryeprokurores, që gjykoi aktin kolektiv. Berisha theksoi se vendimet kolektive nuk gjykohen as në diktaturë dhe se me këtë veprim asgjë nuk do të kalohet lehtë, pa u ndjerë.

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaron se është i papranueshëm për standardet e një vendi demokratik dhe të lirë, përdorimi i çështjeve gjyqësore për kapital politik, aq më tepër hetimeve që donte të kryente prokuroria akteve kolektive, pra vendimeve të Këshillit të Ministrave. Kreu i qeverisë reagoi dje, duke shtuar se verbëria politike ka shtyrë prokurorinë të merret me gjykimin e aktit kolektiv.
“Ministri ka zero implikim, çdo gjë është vendim i Këshillit të Ministrave. Një prokuror apo prokurore e papërgjegjshme ndaj ligjit dhe detyrës, mori përsipër me pretendimin se mund të gjykojë aktet kolektive, por aktet kolektive nuk mund të gjykohen. Verbëria politike shtyri kryeprokuroren të gjykojë aktin kolektiv. Të jeni të bindur se kjo nuk do mund të kapërcehet shumë thjesht. Nuk është Shqipëria një vend që mund të gjykosh aktet kolektive. As diktaturat nuk e bëjnë këtë”, deklaroi Berisha. 
Berisha tha se nëse ndokush mendon se mund të shkruajë të drejtën dhe ligjet e këtij vendi do t’i bëjmë të qartë se atë nuk mund ta bëjë dot atë.
“Kështu që këtu është bërë një shkelje shumë e rëndë. Ky është një proces me të cilin do të qartësohet çdo gjë”, u shpreh Berisha.
Kryeministri u shpreh më tej se një proces gjyqësor i rregullt është kushti më fondamental për një shtet demokratik.
“Hetimet u bënë në mënyrën më politike dhe u keq përdorën jashtëzakonisht, duke gjykuar aktin kolektiv. Sepse këtë akt nuk e kanë bërë as në diktaturë, nuk e kanë bërë as prokurorët e sëmurë psikikë. Ka një dogmë në këtë mes. Nuk mund të gjykohet kurrë akti kolektiv.

Rruga Durrës-Kukës gati brenda afateve të përcaktuara, qershor 2009

“Përfundimin e aortës së Kombit e pashë te tmerri i Edi Ramës”

TIRANE - Kryeministri tha se rruga e shqiptarëve apo aorta e kombit, Durrës-Kukës-Morinë, përfundon plotësisht brenda afateve të përcaktuara në kontratë, që është muaji qershor i këtij viti, pra vetëm pas 2 muaj. “Rruga po përfundon, e kuptova këtë edhe nga tmerri që pashë këto ditë në radhët e opozitës. Kështu që rruga është e sigurt që përfundon në kohë. Me ç’mjet do të shkoj në Kosovë, kjo është punë protokolli, pra tjetër çështje”, u shpreh Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›