Ballkani - KEK-u 0:0

Prizren, 1 shtator - Gardiani i KEK-ut, Ilir Avdyli, ka pritur shumë goditje të futbollistëve të Ballkanit, për t'i siguruar një pikë skuadrës së tij. Ndeshja e javës së katërt të Superligës në futboll e luajtur të mërkurën në Prizren përfundoi pa gola. Ballkani ndeshjet si vendës është duke i zhvilluar në Prizren pasi stadiumi i tij në Therandë është duke u renovuar.
Për Ballkanin ky ishte barazimi i parë këtë edicion, pas dy fitoreve e një humbjeje. Edhe KEK-u në tri xhirot e para kishte dy fitore e një disfatë.
Për Ballkanin ky ishte barazimi i parë këtë edicion, pas dy fitoreve e një humbjeje. Edhe KEK-u në tri xhirot e para kishte dy fitore e një disfatë.