Drenica - Besa 1:0 (0:0)

Skenderaj, 1 shtator - Sulmuesi Besim Bajraktari ka shënuar gol në minutën e 65-të për t'i dhënë fund ankthit të skuadrës së Drenicës dhe tifozëve të saj. Drenica të mërkurën mposhti Besën e Pejës me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së katërt të Superligës. Për skuadrën drenicase kjo ishte fitorja e parë këtë kampionat, pas dy humbjeve dhe një barazimi.
Goli u shënua pas një aksioni të rrjedhshëm të cilin e filloi Muhamet Dragusha në anën e djathtë të mesfushës. Aksionin e vazhdoi Përparim Demiraj, kurse e përfundoi Besim Bajraktari. Bajraktari qëlloi anën e majtë të portës së gardianit Valmir Bytyçi.