E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari - Liria1:1 (1:1)

Prishtinë, 1 shtator - Skuadra e Flamurtarit ka regjistruar barazimin e tretë rresht. Pas barazimeve me Vëllaznimin (0:0) dhe Ferizajn (2:2), skuadra prishtinase të mërkurën në "Xhemajl Ibish" luajti 1:1 me Lirinë e Prizrenit. Ndeshja i takonte javës së katërt të Superligës në futboll. Në xhiron e parë skuadra "kuqezi" kishte humbur nga Ballkani.
Flamurtari kaloi në epërsi në minutën e 18-të. Artan Gashi shënoi nga afërsia. Dy minuta para fundit të pjesës së parë shifrat u barazuan në 1:1. Mbrojtësi i Flamurtarit, Alban Ukzmajli shënoi në golin e tij, në tentim për të larguar një top të krosuar nga sulmuesi i Lirisë, Agron Skeraj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›