E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina - Vëllaznimi 3:2 (1:1)

Prishtinë, 1 shtator - Skuadra e Vëllaznimit ka fajësuar arbitrin Mentor Baliu për humbjen e ngushtë të pësuar nga Prishtina. Ndeshja e javës së katërt të Superligës në futboll u luajt të mërkurën në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe përfundoi me fitoren 3:2 të vendësve.
Rezervisti Suad Saliagiq ka shënuar në minutën e 93-të për t'i siguruar tri pikë skuadrës prishtinase. Për sulmuesin Saliagiq kjo ishte ndeshja e parë këtë edicion. Për Prishtinën shënuan edhe Taulant Dajaku (21') e Shemsi Osmani (62'). Ndërsa te Vëllaznimi në listën e realizatorëve u regjistruan Virtyt Hashani (7') dhe Atdhe Gashi (49').
Për Prishtinën kjo ishte fitorja e tretë këtë kampionat. Skuadra gjakovare pësoi humbjen e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›