"Ballkani, asnjë projekt konkret gazsjellësi"
Menaxheri rajonal për Evropën, pranë Këshillit Botëror të Energjisë, Slav Slavov, është treguar më i "ashpër" se të ftuarit e tjera në forum kur po diskutoheshin çështje të sektorit energjetik. Sipas tij, Evropa do të vuajë mungesat e energjisë elektrike ku e vetmja zgjidhja për importin e energjisë mbetet Ukraina. "Por kjo nuk mund të cilësohet si zgjedhje përfundimtare". Duke u nisur nga kjo, sipas Slavov, vendet e rajonit të Ballkanit duhet t‘i kthejnë sytë në gjetjen e burimeve të gazit dhe vënien në jetë për këto projekte. "Realisht më vjen keq ta pranoj, por projektet e gazit për rajonin thjesht kanë mbetur në letër. Një alternativë tjetër për gjetjen e burimeve të energjisë është dhe qymyri, i cili edhe pse sjell 60 milionë tonë qymyr më pak konsum për Ballkanin, konsiderohet një zgjidhje", përfundoi Slavov.