E Diel, 1 Nëntor 2026

Carteron: Shqipëria, hapa përpara në reforma

Shqipëria ka bërë hapa përpara për sa u përket reformave dhe kjo duket nga ritmi i rritjes të investimeve të huaja. Konstatimi bëhet nga themeluesi i Forumit Krans Montana, Jean Paul Carteron, i cili shprehu konsiderata pozitive për vendin tonë. "Nuk ka rëndësi nëse jeni pjesë e BE-së apo NATO-s. Tashmë jeni të rrethuar nga BE-ja", është shprehur Carteron, duke vazhduar se, "investitorë nga e gjithë Evropa presin të eksplorojnë Shqipërinë dhe të investojnë në vendin tuaj". Sipas tij, nga Shqipëria kërkohet më shumë, nga fakti që Krans Montana vjen në këtë vend për të tretin vit me radhë, duke treguar një imazh tjetër në sytë e Evropës. Duke u ndalur në çështjen e Ballkanit, Carteron ka vënë në dukje se Serbia vazhdon të mbetet një faktor destabiliteti, ndërsa për Kosovën u shpreh se, mbetet një nga vendet më të fuqishme për tërheqjen e investitorëve të huaj duke u nisur nga burimet e shumta natyrore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›