E Diel, 1 Nëntor 2026

"Konfliktet në Ballkan, destabilizim për ekonomitë tona"

Pyetje: Çfarë po bën Shqipëria për sa i përket infrastrukturës dhe së dyti, a mendoni se projektet rajonale po pengohen nga stabiliteti në rajon?

Përgjigje: Po punojmë sidomos për segmentin Durrës-Vlorë, i cili do të përfundojë së shpejti në vjeshtë. Do të fillojmë segmentin Shkodër - Hani i Hotit që na lidh me Malin e Zi. Ne jemi të interesuar të aplikojmë standarde shumë të mira në autostradën në bregdetin jonian tonin nga Vlora në Sarandë që do të përfundojë në fund të këtij viti ose deri në prill të vitit që vjen. Qeveria ime po investon shumë euro që Shqipëria ta përfundojë këtë korridor së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

Pyetje: Po të kemi parasysh zhvillimet në Rumani dhe Bullgari kur u bënë vende kandidate ku do ta vendosnit Shqipërinë? Duke pasur parasysh zhvillimin në ato vende sa rrugë ju ka mbetur për të bërë?

Përgjigje: Perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian. Problemet që ekzistojnë është se duhet bërë më shumë progres drejt kandidimit dhe marrëveshjes së hyrjes më vonë në BE. Rumania dhe Bullgaria ishin më të avancuara në shumë aspekte. Ju e kuptoni miqtë e mi se rumunët vuanin nga diktatura, por kishin pallate dhe ndërtesa madhështore, por trashëgimia jonë ishin vetëm bunkerët. Ne po punojmë, po rrisim standardet, por më vjen keq dhe ndiej dhimbje që nuk ka një projekt të madh infrastrukturor të madh evropian për të gjithë rajonin. Ne jemi një rajon që ende kemi konflikte. Retë e luftës dhe të konflikteve kanë qenë të vazhdueshme gjatë 15 viteve. Po të shikoni s‘ka korridor të madh, s‘ka linja të mëdha, prandaj mendoj se ne duhet ta shikojmë më me vëmendje këtë rajon, ta përgatisim për një integrim më të mirë dhe të ndihmojmë në fushën e infrastrukturës.

Pyetje: Tregjet lokale në rajonin e Ballkanit janë shumë të vogla dhe kjo përbën pengesë reale për investitorët e huaj. A mendoni se qeveritë e Ballkanit duhet të punojnë së bashku për të tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj?

Përgjigje: Jam dakord me ju që unifikimi i procedurave standarde dhe kuadrit ligjor të taksave do të heqë shumë pengesa, do ta bëjë këtë rajon shumë më atraktiv për investitorët e huaj. Marrëveshjet e tregtisë së lirë ekzistojnë dhe pavarësisht se çfarë janë qeveritë, të majta apo të djathta, taksat janë shumë të ulëta. Hapa të mëtejshëm janë të nevojshëm për t‘u marrë. Ne filluam të punojmë me fqinjët tanë me Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, pasi ne jemi një vend i vogël. Sigurisht, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona me fqinjët e tjerë Bullgarinë, Rumaninë Serbinë dhe vendet e tjera. Ky do të jetë një zhvillim jashtëzakonisht i madh për rajonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›