E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani periferik në programin e Presidencës spannjolle

Presidenca spanjolle synon forcimin e brendshëm të unionit dhe konsolidimin e marrëdhënieve me Amerikën Latine.  Veç të tjerash, në programin për Ballkanin thuhet: “Gjithashtu, Presidenca jonë do të zhvillojë partneritetin oriental me vendet e kufirit lindor dhe do të promovojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën mënyrë, ne do të kushtojmë një vëmendje të veçantë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit, duke u kujdesur për progresin e negociatave me Turqinë dhe kandidatët e tjerë. Kroacia pritet të finalizojë bisedimet e saj shumë shpejt. Aksionet e politikës së Jashtme të Evropës nuk mund të kuptohen pa ushtrimin e solidaritetit me popujt dhe vendet e paprivilegjuara”.Pra, në këtë program Shqipëria nuk përmendet fare, duke mos u specifikuar perspektiva e negociatave me vendin tonë. Nga vendet e Ballkanit përmendet vetëm Turqia dhe Kroacia.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›