E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Shkodër me “gërshërë” në dorë

• SHKODER - Në qytetin e Shkodrës janë inauguruar dje dy rrugë të rëndësishme, të cilat do të mundësojnë kalimin më me lehtësi të kalimtarëve dhe automjeteve.Të dyja këto rrugë janë rikonstruktuar me investime të buxhetit të Bashkisë, me parametra bashkëkohorë. Rruga e parë e përuruar ishte “Esat Gjyli” me fond 18.9 milionë lekë dhe e dyta “Nexhip Luli”, me fond 10 milionë lekë. Këto investime janë bërë nga Bashkia e Shkodrës. Në fakt, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ka pohuar që në fushatë se në planin e tij të punës do të jetë ndërhyrja në këto rrugë. Bëhet fjalë për rrugë që nuk kanë përfituar asnjëherë investime prej më shumë se 17 vitesh. E pranishme në këto dy inaugurime, përveç deputetëve të Shkodrës dhe pushtetarëve lokalë, ishte edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila në fjalën e rastit, përveç urimeve për punën e mirë që po bën Bashkia e Shkodrës, theksoi se shumë shpejt do të inaugurohen edhe fillimi i punimeve në rrugën hyrëse të qytetit dhe në urën e Bunës, projekte këto shumë të rëndësishme për qytetin më të madh verior.                                           r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›