E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët dhe LSI kundër plehrave

• VLORE – Banorët e lagjes “Kushtrimi”, të mbështetur nga përfaqësues të LSI-së protestojnë për ndotjen e shkaktuar nga grumbullimi dhe djegia e mbeturinave pranë shtëpive të tyre.Protestuesit i kërkuan pushtetit vendor e qeverisë të zhvendosë sa më shpejt vendin e mbledhjes së mbeturinave, i cili nga dita në ditë rrezikon shëndetin e banorëve. Me anë të pankartave në duar dhe me maska mbrojtëse në fytyrë, dhjetëra persona kanë kërkuar në vend largimin e mbeturinave. Si rezultat i djegies së plehrave nga punonjës të pastrimit si dhe nga persona të papërgjegjshëm, në zonë krijohet një re e zezë tymi, i cili futet dhe në shtëpitë e banorëve. Për pasojë, shumë prej banorëve kanë shfaqur probleme në lëkurë dhe në mushkëri, duke u detyruar të marrin ndihmën mjekësore. Protestuesit reaguan, duke deklaruar se nëse për një kohë të shkurtër nuk do të largohen mbeturinat nga ky vend, do të bllokojnë rrugën për të mos lejuar mjetet e mbledhjes së plehrave të kalojnë aty. Pika e grumbullimit pranë lagjes “Kushtrimi” ekziston prej 40 vitesh aty, duke krijuar probleme për banorët. Edhe pse pushteti vendor ka caktuar si pikë të grumbullimit e djegies së plehrave fshatin Panaja, ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.                            q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›