E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballsh vritet me thike 13 vjecari policia arreston te dyshuarin per vrasjen

Arrestohet autori i vrasjes me thikë të  13 vjeçarit , ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Ballshit mbrëmjen e së premtes. 13 vjeçari Xhevit Lamaj është goditur për vdekje me thikë.  Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në qendër të qytetit të Ballshit pranë një lokali ku viktima ishte se bashku me një bashkëmoshatar të tij Yzeir Kama. Dëshmitarët thanë se shkak ishte bërë një grindje mes dy djemve të moshës 13 vjeç. Grindja mes tyre  ka rënë në sy edhe të klientëve të lokalit aty pranë duke bërë që këta të fundit të ndërhynin për t'i ndarë. Viktima Xhevit Lamaj dhe bashkëmoshatari i tij  Yzeir Kame janë qetësuar për pak çaste, por pak minuta më vonë  një person rreth të 20-ave ka mbërritur pranë tyre  duke e goditur 13 vjeçarin me thikë në zemër. Pas kësaj 20 vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa 13 vjeçari Lamaj është dërguar në spital. Mjekët nuk arritën ta shpëtonin pasi thika i kishte dëmtuar rëndë  zemrën. Policia shoqëroi 13 vjeçarin Yzeir  Kamen pak minuta pas ngjarjes ndërsa po heton për zbardhjen e plotë te  rrethanave të vrasjes. Policia ngriti  postblloqe në akset rrugorë në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjen Edison Kama vëllai i 13 vjeçarit Yzeir Kama ku edhe u bë i mundur arrestimi i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›