E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezoterapia dege e mjekesise ne vendin tone

Kinezoterapia një degë e mjekësisë që ndihmon për një diagnostikim dhe trajtim më të shpejtë të shumë pathologjive do të fillojë të zbatohet për herë të parë edhe nga mjekët stomatolog në vendin tonë. Janë specialistët italianë ato që kanë sjellë eksperiencën e tyre për kolegët shqiptarë në një seminar të organizuar në Fakultetin e Mjekësisë 
Kjo degë e re e shkencës mjekësore do të behet gjithashtu pjesë e programeve të studimit të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat sipas dekanit Bajram Hysa janë në rinovim e sipër.
Ndërkohë që gjashtë studentë shqiptarë janë dërguar për specializim në spitalin e Novarës në Itali dhe deri në fund të vitit atje pritet të shkojnë edhe 26 studentë të tjerë.
Kinezoterapia është një degë e mjekësisë që i jep më shumë instrumenta mjekëve për të analizuar dhe diagnostikuar në kohën më të shkurtër sëmundjen tek pacienti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›