E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i demontimi Spahia zbardh detajet

Gjysma e parë e vitit 2012 ka qenë i suksesshëm për ecurinë e demontimit dhe çmilitarizimit të armatimeve dhe municioneve të vjetra e të rrezikshme të trashëguara nga regjimi komunist. 
Zëvendësministri i  Mbrojtjes, Ekrem Spahia, deklaroi se janë asgjesuar 13.092 ton municioneve, e cila është edhe sasia më e madhe në vitet e fundit.
Zëvendësministri u shpreh optimist për realizimin e objektivit prej 26 mijë tonë municione që priten të asgjesohen gjatë të gjithë vitit 2012. Aktualisht ka përfunduar procesi i asgjesimit në poligone të hapura dhe procesi vijon në mbjente të sigurta brenda. 
Njëkohësisht vijon puna për pastrimin e zonave të kontaminuara nga shpërthimet në depot ushtarake të vitit 1997, dhe në Gërdec. 
Procesi ka përfunduar në pastrimin e zonave me municione ende të paplasura në Gjeroven të Beratit dhe Urën e Gjadrit në Shkodër. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›