E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-te perndjekurit gati lista per demshperblimin ne korrik

Brenda muajit korrik do të përfundojë trajtimi i kërkesave për kategorinë vrasje pa gjyq për ish të dënuarve politik. Sektori i  ish-të përndjekurve politik në ministrinë e drejtësisë do të përfundojë po ashtu edhe ndryshimet në 22 listat e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Drejtoresha e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, Enkeledi Hajro për mikrofonin e “ABC News” shprehet se pranë kësaj ministrie janë regjistruar rreth 20589 kërkesa të personave të interesuar. 
Rreth 2000 kërkesa i përkasin kategorisë së viktimave të pushkatuara padrejtësisht pa gjyq, ndërsa 11.000 emra janë të miratuara tashmë. Sektori i ish-të përndjekurve politik në Ministrinë e Drejtësisë po punon intensivisht për të përfunduar shqyrtimin administrative të kërkesave duke përcaktuar masën përfundimtare të dëmshpërblimit për çdo ish të dënuar politik gjatë regjimit komunist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›