Sezoni veror rregullore e re per pishinat
Periferia e Tiranës është shndërruar në një destinacion pushimesh verore. Kjo për shkak të pishinave të shumta të ndërtuara vitet e fundit. Madje këtë vit kryeqytetit i janë shtuar edhe tre pishina të reja.
Por a i plotësojnë kushtet hijeno- sanitare këto resorte luksoze në rrethinat e Tiranës.
Tirana ka rreth 45 pishina që ofrojnë shërbim për pushuesit dhe që për drejtorinë e shëndetit publik janë nën monitorimin e vazhdueshëm të kontrolleve të inspektorëve.
Por ndryshe nga vitet e tjera, sipas drejtorit Mhill Gecaj nuk do të tolerohet mbipopullimi i pishinave tej normave të lejuara çka përbën burim ndotjesh dhe infeksionesh.
Por para se të hyni në pishinë duhet të lexoni rregulloren e vendosur enkas për qytetarët në mënyrë që të kuptojnë se edhe këto ambiente kanë disa norma që t’iu pranojnë.
Rregullat nuk janë vendosur vetëm për qytetarët, por edhe për personelin përgjegjës të pishinave.
Dhe këtë vit për herë të parë është hapur edhe dhoma e ndihmës së shpejtë në rast nevoje për pushuesit. Jo vetëm kaq por rregullorja e re parashikon që të gjitha pishinat private e publike të kenë në dispozicion një person i cili do tu ofrojë ndihmën e shpejtë. Nëse të gjitha këto zbatohen, pishinat e Tiranës nuk do ti largojnë pushuesit e kryeqytetit drejt zonave bregdetare.