Berisha: “Tekstet akademike, të njëjtat që kur unë isha student”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Tekstet akademike me të cilat mësojnë sot studentët tanë janë tepër të vjetra. Nuk ka përkthime të reja bashkëkohore. Për kryeministrin Berisha ky është një problem që kërkon një zgjidhje urgjente nga Ministria e Arsimit dhe Universitetet. Kërkesa u bë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ku Kryeministri Berisha veçoi mes disa temave edhe çështjen e teksteve akademike, duke inkurajuar përkthimin e teksteve më të mira botërore, si kusht themelor për të ndryshuar mësimdhënien. Në fjalën e tij, Kryeministri veçoi ndër të tjera edhe domosdoshmërinë e përkthimit në gjuhën shqipe, të literaturës së huaj, shkencore, bashkëkohore, e cila do të shërbejë si tekst për universitetet e vendit. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit parashikimin e buxhetit të veçantë për përkthimin dhe një bashkëpunim më të ngushtë me universitetet e Maqedonisë dhe të Kosovës, për blerjen e teksteve të përkthyera. “Çështja e teksteve është një çështje shumë problematike. Nuk më vjen mirë, që mund të gjenden ende, edhe tekstet e mia në fakultetin e mjekësisë, shpresoj ti kenë ripërtërirë. Zoti Ministër, duhet të parashikohen buxhetet për përkthim. Duhet tu kërkojmë dekanateve që të përzgjidhen dhe të përcaktohen se cilat tekste duhet të përkthehen, duhet të bashkëpunojmë me universitetet e Maqedonisë dhe të Kosovës,” tha Berisha. Kryeministri kërkoi gjithashtu nga Ministri i Arsimit që viti i ri shkollor të nisë me sistemin e ri të buxhetimit, jo vetëm për universitetin, por për të gjithë sistemin shkollor, edhe me bashkëpunimin e prindërve të nxënësve.
“Master i dyllojshëm”
Kryeministri theksoi se përcaktimet e reja ligjore synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësore të reformës së arsimit të lartë, siç është kristalizimi përfundimtar i sistemit “bachelor”,i cili do të jetë në tre vitet e para, term për të cilin, Kryeministri kërkoi që në bashkëpunim me gjuhëtaret, të gjendet fjala përgjegjëse në gjuhën shqipe. Krahas këtij sistemi, vijoi Kryeministri, do të vendoset sistemi master i dyllojshëm, master i shkencës, master i profesionit. Për sa i përket termit “master”, kryeministri u shpreh se ai do të vazhdojë të njihet i tillë edhe në gjuhën shqipe, duke qenë se tashmë ka një përdorim ndërkombëtar. Kryeministri shpjegoi se sistemi i masterit do tu japë studentëve një shans të dytë, mbi bazën e meritës, për të studiuar në degën e dëshiruar. “Zoti ministër i Arsimit, sapo takuam studentët dhe ajo çka më bëri përshtypje në këtë takim, ishte se kur u thashë studentëve se me këto ndryshime, ndër të tjera, ju do të keni mundësi të ndiqni edhe pasionet tuaja vura re se reagimi tyre ishte më i shkëlqyeri. Pra tek masteri, le të shohim mundësinë e dhënies së një shansi të dytë, mbi bazën e meritës, pra duke mos e cënuar aspak meritën. Kështu mendoj se një “bachelor”, për ekonomi, mund të drejtohet për një master në drejtësi, duke plotësuar ato kredite që i nevojiten.”
Raporti student/pedagog
Duke vlerësuar përmirësimet e bëra në drejtim të menaxhimit të fakulteteve dhe universiteteve, Kryeministri theksoi se është i domosdoshëm një sistem i ri i rinovimit të punës së tyre. Në këtë kontekst, Kryeministri vuri theksin në nevojën e rregullimit të raportit studentë/pedagogë, nëpërmjet rekrutimit, në një procedurë transparente, të pedagogëve të rinj. “Universitetet duhet të jenë shtretërit e zhvillimit intelektual. Ky është parimi themelor, për sa i përket një prej misioneve të tyre, më të rëndësishme, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se për platformën që ne kemi përdorur për universitete me dyer të hapura, brenda 4 viteve u trefishua pothuajse numri i tyre dhe nuk është trefishuar numri i pedagogëve. Katër vite më parë raporti student/pedagog nuk ishte krejt normal, por ishte diku afër, kurse gjatë këtyre 4 viteve raporti është bërë i papranueshëm. Ne me një vendim rreth një apo dy vjet më parë shtuam një mijë vende të reja pune në universitete. Tani ne nuk duhet të ecim në këtë mënyrë, por mbi bazën e të ardhurave që ato realizojnë dhe në rast nevoje edhe të ndërhyrjes sonë, ata duhet të marrin mbi bazën e ngarkesave të reja, duhet të rekrutojnë, në procedurë transparente, numrin e pedagogëve që iu duhen për studime, kërkime, mësimdhënie, diploma, etj”, tha më tej Berisha.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010