E Diel, 1 Nëntor 2026

Baloteli bën sërish “mea culpa”: Më falni!



Mario Baloteli bën një hap pas dhe u kërkon falje tifozëve e shoqërisë zikaltër, pas reagimit të ashpër në përfundim të ndeshjes Inter-Barcelona, ku ai hoqi fanellën dhe e hodhi në tokë. “U kërkoj falje të gjithëve për gjestin e së martës në mbrëmje. Kur hyra në fushë dhe dëgjova vërshëllimat e tifozëve ndërsa trajneri më bërtiste, humba kontrollin dhe më pas hoqa fanellën vetëm për të shfryrë inatin. Më vjen keq që nuk arrita ta kontrolloj tensionin”, thekson bomberi 19-vjeçar në një deklaratë për shtyp. Më tej, ai shton se po kalon një nga momentet më të vështira të jetës. “Dua të nënvizoj se nuk kam asgjë me tifozët dhe aq më pak me pjesën e kthesës veriore edhe kur më fishkëllenin. Dua që Interi të fitojë gjithçka dhe derisa të vesh fanellën zikaltër, do bëj gjithçka për ta nderuar. Tani shpresoj të zgjidh të gjitha problemet dhe polemikat me disa shokë të skuadrës dhe shoqërinë, me ndihmën e personave që duan të mirën time”, përfundon letrën e tij të hapur Baloteli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›