SHBA, komisarët financiarë,
Disa komisarë të SEC, autoritetit amerikan të kontrollit të bursës, shikonin për orë të tëra video porno në vend që të bënin punën e tyre. Hetimi i hapur nga senatori republikan, Chuck Grassley, ka zbuluar deri tani 31 raste. Një punonjës i departamentit ligjor të SEC, për shembull ka kaluar edhe tetë orë në ditë duke shkarkuar porno dhe njëkohësisht duke bllokuar memorien e kompjuterit të tij, aq sa ka preferuar të fshijë të dhënat mbi lëvizjet financiare që duhej të kontrollonte. Funksionarët e SEC kalonin më shumë kohë në adresa pornosh se sa në ruajtjen e gabimeve të mundshme nga “drejtuesit e financave” si supermashtruesi, Bernard Madoff. Rezultatet e hetimit janë siguruar nga Abc. SEC duhej të ishte “polici” i sistemit financiar. Hetimi ka zbuluar 31 raste të rënda në dy vitet e fundit, nga të cilat 17 ishin funksionarë të lartë, me pagesa mes 100.000 në 222.000 dollarë në vit. Një shefe kontabël kishte tentuar të hynte në adresa pornosh 1.800 herë në dy javë dhe kishte 600 imazhe të tilla në hard-diskun e saj.