Itali, aleanca e Finit me
Lideri i “Lega Nord” në Itali, Umberto Bossi, ka denoncuar dje “rrëzimin vertikal të Qeverisë”, duke treguar qartë zmadhimin e krisjeve rreth mirëmbajtjes së aleancës Pdl-Lega. E gjitha, pas krizës qa ka mbërthyer dy figura të forta politike në Itali, Gianfranco Fini, President i Dhomës përfaqësuese dhe Silvio Berluskonit, Kryeministër i vendit. Berluskoni, me batutat e tij me gazetarët, është shprehur i qetë se nuk do të ketë sërish një shkelje në dërrasë të kalbur, sepse “disa gjëra nuk përsëriten kurrë”. Berluskoni dhe Bossi janë takuar kokë më kokë pasdite. E gjitha lindi ndërsa Fini, një nga figurat më të shquara në partinë e Berluskonit, e ka kritikuar Kryeministrin italian për varësinë nga politika nacionaliste e Lega Nord. Lideri i kësaj lëvizje antiemigracioni dhe paragjykimi për vetë banorët italianë të zonës jugore, e ka akuzuar Finin se është xheloz për fitoret e Legës. Bossi duket se gëzon mbi mundësinë e rrëzimit të Qeverisë së Berluskonit, pasi gjatë zgjedhjeve lokale në Itali, nuk i ka fshehur aspiratat e tij për të qenë Kryeministër i Italisë.